Ata që vuajnë nga migrena e dinë se ajo shkakton dhimbje të padurueshme dhe shpesh herë shoqërohet me të vjella, me marramendje, me humbje të shikimit, rrit ndjeshmërinë ndaj dritës dhe shfaq edhe sëmundje tjera. Shkaqet e migrenës janë stresi, tensioni, depresioni, menopauza, pirja e duhanit, ndryshimet klimatike, alkooli, ushtrimi i parregullt dhe konsumimi i tepërt i kafes. Për lehtësimin e dhimbjeve ju duhet të pini shumë ujë. Megjithatë, për të larguar atë sa më shpejt, provoni recetën e mëposhtme. Përbërësit që ju duhen janë:
– Dy lugë të vogla kripë himalaje
– Lëng nga gjysmë limoni
– Një gotë ujë
Përzieni përbërësit me ujë dhe e konsumoni kurdo që e ndjeni të nevojshme.