Shumë persona kanë shikim të dobësuar. Për të parandaluar humbjen e shikimit, apo rritjen e dioptrisë, nevojitet t’i përmirësoni disa shprehi. Për shembull, kini kujdes sa qëndroni para ekranit, mundohuni të mos e teproni. Po ashtu, shikoni televizorin nga një largësi e konsiderueshme.
Është me rëndësi të ushqeheni si duhet, sidomos merrni shumë vitamina A, i cili është i nevojshëm për forcimin e shikimit, transmeton gazeta Kosova Sot. Këtë vitaminë më shumë e hasim në karotat dhe në boronicat.
Më poshtë ju tregojmë si ta përgatisni ilaçin për forcimin e shikimit, e përveçse ndikon mirë te sytë, e forcon sistemin imunitar, ndihmon te problemet me tretje dhe lufton kundër qelizave kancerogjene.
PËRBËRËSIT: 500 gramë arra; 300 gramë mjaltë; 100 gramë lëng nga aloe vera; 2 limonë.
PËRGATITJA: I pastroni dhe imtësoni arrat, shtrydhni lëngun e limonit dhe përzieni me përbërësit tjerë në blender. E konsumoni nga një lugë para vakteve (2-3 herë në ditë). Ta ruani në kavanoz, në frigorifer.