Shkup, 25 tetor – Eurodeputeti kroat, Tonino Picula përmes rrjetit social “Tuiter” e ka përshëndetur mbajtjen e kongresit onlajn të LSDM-së dhe sjelljen e vendimit për barazi të plotë gjinore dhe pjesëmarrjen e burrave dhe grave në organet dhe trupat e partisë.
“Urime deri te miqtë e LSDM-së dhe Zoran Zaev të cilët sot mbajtën kongres digjital. E zgjodhën rrugën e vërtetë të zbatohen ndryshime progresive që të ecet përpara. E përshëndes iniciativën e fuqishme për pjesëmarrjen kyçe të grave dhe të rinjve gjatë sjelljes së vendimeve”, ka shkruar Picula në Tuiter.