Në kuadër të Manifestimit ”Vera kulturore tetovare,edicioni i shtatë nxënësi i shkollës private “Kult” nga Kërçova, udhëhequr tash e sa vite prof.Inord Besiana Mehmedi, prof.Shkodran Tolaj e Shkëlzen Pajaziti do të japë koncertin e tij të parë solistik në piano.Koncertit i bashkangjiten miq të ftuar nga Kosova e Maqedonia:në piano Morea Asani dhe Arian Gogaj, në violinë Hana Ajrullahi dhe në solokëndim Engji Musatafaj dhe Anjeza Rrustemaj.
Veprat që do të ekzekutohen dhe interpretohen janë nga Heller, Dusek, Bach, Debusy, Chopen, Mozart, Giordani, Kruger si dhe nga Tish Daija dhe Ramadan Sokoli.
”Mbrëmja e artistëve të rinjë” paraqet përpjekje serioze dhe punë profesionale që nuk mungon në skenën e muzikës serioze.Të gjithë artëdashësit kanë mundësi që të jenë pjesë e këtij evenimenti ku hyrja është e lirë,nesër me fillim në ora 20:00 në sallën e UT-së, pra, në Pallatin e Kulturës në Tetovë. (koha.mk)