Milwaukee fiton duelin e kreut ndaj Brooklyn në Lindje, duke triumfuar 124-118, ndeshje ku diferencën e bëri Giannis Antetokounmpo, autor i 36 pikëve e 12 rebound.
Ai u mbështet edhe nga Middleton e Holiday, me nga 23 pikë secili. Për Nets, Irving realizoi 38 pikë e Durant 32, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.
Fiton skuadra e Clippers, që mundi 105-102 Toronto, duke ngjitur kalifornianët në vendin e tretë në Perëndim. Morris e George realizuan nga 22 pikë secili, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e VanVleet për kanadezët.
Tjetër humbje për Golden State, që u mund 108-103 nga Neë Orleans. Curry realizoi 37 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Pelicans u dallua Lonzo Ball me 33 pikë.
Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Phoenix, që mundi 134-118 Cleveland, me Booker që realizoi 31 pikë.
NBA – Rezultatet
Cleveland – Phoenix, 118-134
Detroit – Charlotte, 99-102
Milwaukee – Brooklyn, 124-118
Miami – Dallas, 113-127
New Orleans – Golden State, 108-103
Oklahoma – Sacramento, 99-103
Clippers – Toronto, 105-100