Phoenix fiton në shtesë duelin me Jazz, Durant rikthim si protagonist te Broklyn

9

Phoenix fitoi pas kohës shtesë 117-113 ndaj Utah Jazz, dueli mes dy ekipeve më të mira në Konferencën e Perëndimit. Një ndeshje spektakolare, ku për Phoenix u dalluan Booker me 35 pikë e Paul me 29.  Për Jazz, Mitcxhell realizoi 41 pikë, por që mbetën për statistikë. Gjithsesi, Utah Jazz ruan kreun e renditjes në Perëndim.

Pa probleme fiton skuadra e Brooklyn, që mundi 139-111 New Orleans, ndeshje ku diferencën e bënë Irving me 24 pikë e Aldridge me 22. Lajmi më i mirë për Nets është rikthimi në fushë i Kevin Durant pas dëmtimit, që e nisi ndeshjen nga stoli dhe realizoi 17 pikë.

Memphis, falë 30 pikëve të Allen, mundi 131-113 Atlanta, një rezultat surprizë. Fiton edhe Denver, që mundi 106-96 San Antonio, sfidë ku shkëlqeu Nikola Jokic, autor i 25 pikëve dhe 10 rebound. Rikthehet te fitorja ekipi i Houston, që mundi 102-93 Dallas, me John Wall protagonist, autor i 31 pikëve.

NBA – Rezultatet

Indiana – Minnesota, 141-137

Brooklyn – New Orleans, 138-111

Orlando – Washington, 116-131

Boston – New York, 101-99

Atlanta – Memphis, 113-131

Houston – Dallas, 102-93

Oklahoma – Charlotte, 102-113

Denver – San Antonio, 106-96

Phoenix – Utah Jazz, 117-113