Pas lamtumirës, Philipp Lahm është befasuar nga Bajerni pasi ish-kapiteni tashmë është pjesë e “Hall of fame” te klubi gjerman. “E shtunë e kaluar ishte tepër emocionuese për mua pasi ishte dita ime e fundit me fanellën e Bajernit dhe do të mbetet gjatë në kujtesën time” u shpreh Lahm.
Drejtori i Bayernit Karl-Heinz Rummenigge shtoi: “Philipp Lahm është një ndër lojtarët më të mirë në të gjithë historinë e Bayernit, në rolin e tij si kapiten, ai ka qenë një person me të vërtetë i rëndësishëm për klubin. Ai e meriton këtë nderim, pasi është pjesë e më të mëdhenjve te Bajerni. Klubi dëshiron ta falenderojë Philipp Lahm për shfaqjet e jashtëzakonshme që ai ka treguar duke krenuar fanellën bavareze”.
Philipp Lahm tashmë pjesë “Hall of Fame” tek Bajerni
Leave a comment