Pheniani paralajmëron për afatet mbi bisedimet bërthamore

0

Koreja e Veriut lëshoi një paralajmërim të martën duke kujtuar afatin e vendosur ndaj Shtetet Bashkuara për lëshime në bisedimet bërthamore, që është fundi i këtij viti.

Në një deklaratë që u bë publike nga media shtetërore, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut, Ri Thae Song i cili trajton çështjet me SHBA-në, tha se është plotësisht në dorën e Uashingtonit se çfarë dhurate do të zgjedhë për Krishtlindje.

Ri Thae Song kritikoi përpjekjet amerikane për të zhvilluar bisedime të tjera me Korenë e Veriut, duke thënë se një dialog i tillë është vetëm një marifet i pamenduar për qëllime politike.

Bisedimet mes Uashingtonit dhe Phenianit janë ndërprerë që prej muajit shkurt. Koreja e Veriut kërkon lehtësim të sanksioneve përpara se të heqë dorë nga arsenali i saj bërthamor, një propozim që Shtetet e Bashkuara deri më tani e kanë refuzuar.

Comments are closed.