Seul, 28 tetor – Ministri amerikan i Mbrojtjes Xhejms Matis e paralajmëroi sot Korenë e Veriut se do të marrë “përgjigje ushtarake” nëse përdor armë bërthamore. Matis, i cili gjendet për vizitë në Korenë Jugore, pohon se diplomacia edhe më tej është “kurs prioritar”, duke shtuar se diplomatët amerikanë janë “më efikas kur i mbështesin forcat ushtarake të besueshme”. “Nuk duhet të gaboni – çdo sulm i SHBA-së apo aleatëve amerikanë do të mbrohet. Çdo përdorim i armëve bërthamore nga ana e Koresë Veriore do të hasë në përgjigje të madhe ushtarake, efikase dhe të vëllimshme”, tha Matis në konferencën e përbashkët për media me sekretarin e shtetit koreanojugor Song Janf Mo. Ai nuk saktësoi për çfarë lloj armësh bërthamore mendon kur e përmendi përgjigjen ushtarake, por i bëri thirrje Phenianit që “të mos ketë iluzione”, duke theksuar se Koreja e Veriut është “ushtarakisht e tejkaluar ” nga ana e SHBA-së dhe Koreja Jugore. Matis gjendet për vizitë në Korenë Jugore para se atje të udhëtojë presidenti amerikan Donald Tramp, në suaza të turneut të tij aziatik i cili i përfshin edhe Japoninë, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.