Pezullohet vendimin i njohjes së Izraelit

Këshilli Qendror i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) ka pezulluar vendimin për njohjen e Izraelit derisa autoritetet e Tel Avivit nuk pranojnë shtetin palestinez, raporton Anadolu Agency.

Nevojitet që vendimin ta konfirmojë edhe presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas dhe Këshilli ekzekutiv i PLO-së që ai edhe zyrtarisht të hyjë në fuqi.

Këshilli Qendror i PLO-së në takimin në Ramallah vendosi që të pezullojë vendimin e njohjes së Izraelit derisa Tel Avivi nuk pranon shtetin e Palestinës me Kudsin Lindor si kryeqytet në kufijt e vitit 1967.

Në deklaratën përfundimtare të Këshillit Qendror thuhet se vendimi është marrë për shkak se Izraeli edhe më tej vazhdon që, siç thuhet, “mos të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara më herët dhe të mos përmbushë detyrimet e tij”.