Një punonjës i Policisë Kufitare në Pustec është pezulluar nga detyra pasi akuzohet se ka dhunuar një 59-vjeçar pasi ku i fundit tentoi që t’i qëraste bashkëshorten.
Inspektor Gjergji Gjorgji, me detyrë Ndihmës specialist kontrollor në Pikën kufitare të Pustecit, ishte kallëzuar nga i dëmtuari Ilir Terolli për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike, duke kërcënuar 59-vjeçarin që të tërheqë denoncimin. Sipas policisë së Korçës, në momentin kur ka dhunuar Terollin, duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në fytyrë, punonjësi i Policisë nuk ka qenë me shërbim, transmeton gazetaexpress.
Gjorgji akuzohet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
Sipas kallëzimit, ngjarja ka ndodhur në 18 nëntor të këtij viti dhe nga momenti i kallëzimit deri në momentin që ngjarja u bë publike në media, polici i kufirit qëndronte në detyrë. Më 18 nëntor, Terolli, i shoqëruar edhe nga persona të tjerë, në një lokal në qytetin e Kosturit në Greqi, ka dashur të paguajë kafen e bashkëshortes së policit dhe të një shoqeje, meqë prej vjetesh njihej me bashkëshortin e saj polic.
“Disa ditë me pas u takovarastësisht me policin Gjorgji, të cilin e njoh prej 15 vjetësh. U habita kur mu drejtua sikur unë paskam dashur të bëhesha ‘hamshori’ i gruas së tij. Më pas më goditi me grusht në sy, më shtriu përtokë dhe me këpucë më godiste në fytyrë. Rashë pa ndjenja dhe u zgjova në spital. Hundën e kisha të thyer, kisha plagë, por më kryesorja është se kam humbur gjysmën e shikimit të njërit sy”, ka rrëfyer për mediat greke 59-vjeçari Ilir Terolli.