Komunikacioni nëpër rrugët në vend mëngjesin e sotëm po zhvillohet me vështirësi nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës. Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” kumtoi se nga ora 10 është pezulluar ndalesa për automjete të rënda transportuese në aksin Mavrovë – Dibër. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar dhe në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.