Është bërë publike vendimi për pezullimin e kampionatit të futbollit në Mali të Zi. Federata e Futbollit malazeze ka marrë këtë vendim sot duke shtyer të gjitha ndeshjet e futbollit për një date të pacaktuar
Lajmin e bën të ditur gazeta “Vijesti” se ndeshjet të cilat janë paraparë të zhvilloheshin gjatë ditës së diele nuk do të luhen dhe se një vendim i ri do të qartësoj rrjedhen e kampionatit.
Kujtojmë që një lojtar i Buduqnostit ka rezultuar pozitiv me Covid 19, ndërkohë lojtarët e tjerë janë duke i pritur rezultatet.