Varshavë, 1 gusht – Një ligj i ri, i cili hyn në fuqi në Poloni sot, do ta pezullojë tatimin e të ardhurave për pothuajse dy milionë punëtorë të rinj polak. Nisma është tentativë e qeverisë që ta parandalojë largimin e madh të trurit që Polonia e ka përjetuar në 15-të vitet nga pranimi në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Mateush Moraveski tha se ulja tatimore do t’u japë mundësi të reja të rinjve “të jenë të barabartë me ata të Perëndimit”.
Qeveria vlerëson se 2 milionë njerëz do të mund të kenë dobi nga masa.
Moravecki tha se 1,7 milionë njerëz e kanë braktisur Poloninë në 15 vitet e fundit.