Shkup, 26 korrik – Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Ana Petrovska, dje në komunën e Ohrit e koordinoi punën e përpunimit të Planit për menaxhim me me trashëgiminë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit.
Ky plan, siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak se në njërën nga rekomandimet e UNESKO-s kërkohet të shpallet moratorium i ndërtimeve në Rajonin e Ohrit deri në miratimin e tij.
Siç njofton MMJPH-së, konform Konkluzionit të Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, Plani duhet të dorëzohet për miratim më së voni deri më 3 dhjetor të vitit 2019. (koha.mk)