Petrovska: Personat të cilët ndjehen keq, munden pa kurrfarë leje të shkojnë në spital

37

Shkup, 8 prill – Qytetarët të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore urgjente gjatë orës policore, munden pa kurrfarë leje të shkojnë në institucion shëndetësor. Nëse ndalohen nga policia nevojitet të thonë ku shkojnë, ndërsa nëse megjithatë e keqpërdorin do të ndiqen sanksione.

Këtë sot e bëri të ditur zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme Sllavjanka Petrovska duke u përgjigjur në sesionin informativ video të Qeverisë. Ajo informoi se kur dikush ndihet shumë keq, ndërsa në këtë rast koha është e çmuar, qytetarët nuk do të kenë nevojë të paraqiten në 192 as të kërkojnë leje shtesë për lëvizje.

“Mjafton të shkojnë në spitalin më të afërt dhe nëse ndalohen nga patrullat policore mjafton të thonë se për shkaqe shëndetësore shkojnë në lokacion të caktuar dhe saktë të tregojnë në cilin spital shkojnë. Ata do të evidentohen dhe të lëshohen”, sqaroi Petrovska.

Plotësisht, tha ajo, policia do të kryejë kontroll përmes sistemit nëse në të vërtetë personi ka shkuar në atë adresë. Nëse konfirmohet se personi është atje dhe ndodhet në ndonjë institucion shëndetësor nuk do të ketë kurrfarë pasojash, por nëse konfirmohet se e keqpërdorin orën policore do të ketë sanksione.

Petrovska në sesionin informativ njëherit sqaroi se bujqit të cilët kryejnë punë në fusha në atar të fshatrave të tyre, nuk do të kenë nevojë për leje për lëvizje, derisa megjithatë nëse sipërfaqja bujqësore të cilën duhet ta punojnë është jashtë fshatit, përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave  dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës të kërkojnë leje për lëvizje gjatë orës policore.

Comments are closed.