Shkup, 20 janar – Zgjedhjet e ardhshme janë me rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët në vend, pa dallim të përkatësisë partiake apo etnike, periudhë e cila sjellë përgjegjësi shtesë për të gjithë anëtarët e pushtetit ekzekutiv që funksionet e veta t’i kryejnë në interes të opinionit.
Këtë e theksoi sot në konferencën për shtyp në Qeveri, zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska.
“Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë ta garantojë sigurinë e qytetarëve. Gjatë dy viteve të shkuara vendosëm standarde në punën e policisë, sipas të cilave ajo nuk mund dhe nuk guxon të keqpërdoret nga asnjë parti politike”, tha ajo dhe shtoi se kontribut i rëndësishëm i Qeverisë teknike është të organizojë mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.
“Koha e shtabeve partiake në MPB ka kaluar, siç ka kaluar edhe koha kur policia rrihte studentë, hynte në organizata joqeveritare dhe arrestonte gazetarë. Secili që do të tentojë t’i përsërisë metodat e vjetra do të përballet me ligjin”, porositi zëvendësministrja plotësuese.
Theksoi se MPB ka strukturë specifike të njësive organizuese, por garancë e vetme për funksionim profesional është parimi ligjor i zbatuar i kierarkisë dhe menaxhimit me detyrat policore.