Shkup, 11 janar – Zëvendësministrja plotësuese në MPB, Sllavjanka Petrovska do të ngrit kallëzime penale deri te Prokuroria kompetente kundër ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev për shkak të punës së pandërgjegjshme dhe joprofesionale.
Kallëzimet penale siç thotë Petrovska do t’i ngrit pasi Çulevi me punën e tij ka çrregulluar punën në polici dhe e ka rrezikuar sigurinë e qytetarëve.
“Ministri teknik Çulev dje (10.01.2020) nënshkroi një telegram e cila është dorëzuar te të gjitha njësitë organizative në Ministrinë e Brendshme duke informuar drejtuesit e njësive organizative që urdhrat e lëshuara konform nenit 154 të Ligjit për Punë të Brendshme, me të cilën punëtorëve u urdhërohet të kryejnë detyra në njësi tjera organizative, ndalon që të vlejë. Menjëherë pas dorëzimit të telegramit, unë i shkrova ministrit teknik Çulev dhe i kam thënë se telegrami është miratuar pa dijeninë dhe pëlqimin tim dhe i tregova mbi seriozitetin e këtij vendimi dhe pasojat me të cilat do të përballet MPB në kryerjen e funksionit bazë të saj”, thuhet në komunikatën e Petrovskës.
Sipas saj, me këtë punë të pandërgjegjshme dhe joligjore, Çulev e sjell në rrezik sigurinë në kufi, të përfaqësuesve të lartë shtetërorë si dhe ambasadave në shtetin tonë, apo e rrezikon sigurinë e përgjithshme të sigurisë në shtet, me çka bën vepër penale, por edhe krijon kushte për kryerjen e veprave penale nga njerëz tjerë të cilët do të rrezikojnë integritetin territorial të shtetit.