Shkup, 22 maj– Zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska dhe kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski e vizituan Stacionin policor në Butel.
“Gjatë vizitës, Petrovska dhe Smilevski u takuan me stafin komandues të stacionit policor, me ç’rast u shpërndanë dhurata të vogla nëpunësve policorë si një falënderim për sakrificën e tyre të përditshme dhe angazhimin për sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, kumtuan nga Komuna Butel.
Nga Komuna u bënë thirrje qytetarëve që ta respektojnë vendimin e seancës së sotme të qeverisë, për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës së ardhshme të festave, gjë që do ta lehtësojë punën e nëpunësve të policisë që do të jenë në vendin e tyre të punës.