Shkup, 22 prill – Deputetët që ishin në Parlament respektuan protokollet, dhe nuk rrezikuan shëndetin as të deputetëve dhe as të punonjësve të Parlamentit, tha në emisionin e sotëm në “Rruga drejt” në Alsat, deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska.
Derisa komentoi pretendimet e bashkëbisedueses nga VMRO-DPMNE, Rashela Mizrahi, se opozita nuk i ka të gjitha faqet e protokolleve të Kuvendit, Petrovska tha se opozita ngriti kallëzime penale, por pa i pasur të gjitha dëshmitë.