Baladat e Petro Xhorit tashmë janë bërë himne për zemrat e dashuruara dhe mezi presin që ai të sjellë diçka të re po aq ose më të bukur se e para. “Për ty” është një baladë shumë e bukur që Petro Xhori ka vetëm pak ditë që e ka publikuar por që është pëlqyer kaq shumë nga të gjithë. Me Petron kemi folur pak më shumë për muzikën, përdtishmërinë dhe shumë e shumë të pathëna të tjera të gjitha këto në InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Petro, vetëm pak ditë ka që është publikuar “Për ty” dhe duket që është pritur mjaft mirë, kanë vërshuar videot, komentet, vlerësimet…!
Jam i lumtur që njerëzit e pëlqejnë muzikën time dhe për këtë di të them vetëm “Faleminderit”, faleminderit pa fund për mbështetjen dhe pritjen e ngrohtë që më jepni sa herë që sjell një këngë të re.
KOHA: Pse ia vlen “Për ty?
“Ndoshta këtë përgjigje nuk mund ta jap unë, por që mendoj se është muzikë shpirti prandaj ia vlen.
KOHA: A është kjo këngë një dedikim?
Po është dedikim këtë herë, prandaj e ka dhe titullin e tillë.
KOHA: Sa kohë kishe që merreshe më realizimin e këngës? Kush tjetër ka meritë në suksesin e kësaj kënge dhe klipi?
U bë gati një muaj që merremi muzika si gjithmonë Irkenc Hyka dhe Jojo, ndërsa video është realizuar nga Marin Mikeli!
KOHA: Cila është kënga që kur shkon në koncertet publiku e kërkon përsëri e përsëri?
Është kënga ime e parë” Prej teje” (Qesh) Tani që po e mendoj me titullin e paskam përsëritur pak veten!
KOHA: Muzika, fama edhe paraja janë të lidhura ngushtë më njëra-tjetrën. Ti, pa cilën nga këto të treja do të mund të jetoje?
Muzika ushqen shpirtin, paraja stomakun. A bëhet ti kem të dyja këto?(Qesh)
KOHA: Më mirë të jetosh një ëndërr, apo një realitet të hidhur, ashtu si në këngë?
Më mirë të jetosh një realitet, i hidhur ose jo mjafton që ta jetosh. Ëndrrat janë në momentet që bëhet muzikë ose flihet gjumë. (Qesh)
KOHA: Ndërkohë që të njohim si një djalë të talentuar në muzikë, ç’di të bësh tjetër?
Aaah kjo pyetja më pëlqeu! S’e di por që besoj se do kisha qenë një kuzhinier shumë i zoti!(Buzëqesh)
KOHA: Ka ndryshuar shoqëria për ty tani që je bëre i njohur? Mos më thuaj se tani e pi kafen vetëm në ambiente “in”..!
Jam i njëjti Petro me të njëjtat rutina, e pi kafen pranë studios kështu që se di, nuk është se i kam këto probleme!
KOHA: Femra ideale për ty duhet të jetë…
Duhet të jetë 1.78 me flokë të zeza sterrë, sytë blu (Qesh) Shaka. Mjafton që të na bëjë zemra bam!
KOHA: Cila është dëshira më e madhe që ke të parealizuar?
Muzika është dëshira ime më e madhe dhe shyqyr Zotit kjo gjë po pëlqehet kështu që mund të them se po e realizoj dalëngadalë!
KOHA: Kur u zgjove këtë mëngjes, bëre telefonatën e parë me…
Akoma s’e kam bërë asnjë telefonatë deri tani! (Qesh)
KOHA: Mesazhi më i çuditshëm që ke marrë nga ndjekësit e tu…?
Ishte një grua që më thoshte “të dashuroj” gjatë gjithë kohës e mesazheve që dërgonte, që s’e njihja fare por që shkruante shumë!
KOHA: Më thuaj si do e mbyllim këtë intervistë..!
E mbyllim me dashurinë për muzikën, dashuri për gjithçka, bëhemi njerëz më të mirë nëse duam dhe dhurojmë dashuri!