Atentati ndaj Oliver Ivanoviq seriozisht e ka vënë në pyetje dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, ka vlerësuar ish – emisari i BE-së për Kosovën Wolfang Petritsch, trasnemton Koha.net. Petrisch në një bisedë për gazetën vjeneze “Die Presse”, ka thënë se e ka goditur shumë vrasja. „E kam njohur Ivanoviqin, sigurisht në fazën më të vështirë të konfliktit ë Kosovës, si një njeri të mençur, njëri nga të rrallët në anën e MiIosheviqit i cili sinqerisht luftonte për zgjidhjen e problemit të shumicës shqiptare. Nuk dëshiroj të spekuloj për prapavijën, por atentati e ka vënë seriozisht në pyetje dialogun“, ka sqaruar ai. Ai ka theksuar se tani është me rëndësi që çështjet e hapura të zgjidhen sa më shpejt në Bruksel. Duke theksuar se gjithmonë e ka përkrahur Gjykatën Speciale në Kosovë, Petritsch ka thënë se me rëndësi është që ajo të kufizohet në rastet eklatante.