Shkup, 24 qershor – Në prag të zgjedhjeve lokale, PSDK po hapet edhe ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë afinitete partiake dhe po përkushtohet drejt mobilizimit të të gjithë qytetarëve të cilët kanë ide për përparimin e kualitetit të jetës në komuna, tha kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski në takim në Tetovë me kryetarët e degëve partiake nga njësia zgjedhore numër gjashtë.
“Të japim mundësi edhe atyre të cilët nuk janë të lidhur me partinë, në këtë mënyrë jo vetëm që qytetarët do të kenë mundësi të votojnë për kryetarë ose anëtarë të këshillit të cilët kanë programe kualitative, por do të tejkalohet edhe një praktikë e keqe në udhëheqjen e komunave, përkatësisht do të bëhet një hap i drejtpërdrejtë politik drejt diskreditimit të sistemit të meritës në nivelin lokal në bazë të përkatësisë etnike. Udhëheqja e politikës kadrovike në bazë të favorizimit etnik, e rëndon qasjen deri te institucionet lokale të personave të cilët nuk gravitojnë drejtë partive politike etnike të profilizuara”, u shpreh Petkovski./koha.mk