Kombëtarja e Zvicrës e drejtuar nga Vladimir Petkovic ka shkurtuar dukshëm numrin e futbollistëve shqiptarë për ndeshjet e këtij muaji. Nga 23 lojtarë sa janë ftuar për takimet në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”, vetëm dy janë shqiptarë, raporton Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
Helvetikët fillimisht përballen me Danimarkën të shtunën më 12 tetor, derisa tre ditë më vonë përballë do ta kenë Islandën në Gjenevë me fillim nga ora 20:45.
Për këto dy përballje, trajneri Petkovic do të mund të mbështetet në ndihmën e Granit Xhakës dhe Admir Mehmedi, ndërsa Xherdan Shaqiri mungon shkaku i një lëndimi e Albian Ajeti thjesht nuk është përfshirë në këtë listë.
Xhaka mund të mos e ketë shiritin e kapitenit në këto dy ndeshje të radhës, pasi që Stephen Lichtsteiner është kthyer në Kombëtaren e Zvicrës dhe ai është kapiteni i parë zyrtar i Zvicrës.
Lista e plotë:
Yvon Mvogo, Jonas Omlin, Yann Sommer, Manuel Akanji, Loris Benito, Eray Cömert, Nico Elvedi, Stephan Lichtsteiner, Kevin Mbabu, Michael Lang, Ricardo Rodriguez, Fabian Schär, Josip Drmiç, Breel Embolo, Edimilson, Remo Freuler, Mario Gavranoviç, Admir Mehmedi, Haris Seferoviç, Djibril Soë, Renato Steffen, Granit Xhaka dhe Dennis Zakaria.