Kryeministri bullgar, Kirill Petkov thotë se bisedimet midis qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë vazhdojnë, por i hedh poshtë pohimet se do të nënshkruhet marrëveshje konkrete gjatë vizitës së delegacionit bullgar në Maqedoninë e Veriut më 22 maj, publikoi BGNES.
Ai, qëndron në publikim, gjithashtu ka shprehur bindje se vazhdojnë bisedimet midis dy qeverive. “Takimi akoma nuk është finalizuar, por një është e sigurt, ne vetëm po e vazhdojmë dialogun konstruktiv, por nuk do të nënshkruhet asgjë konkrete”, ka thënë Petkov.