Kryeministri bullgar Kiril Petkov sonte u është drejtuar dhe falënderuar protestuesve që dolën në mbështetje të Qeverisë bullgare si dhe kryetarit të shkarkuar të Kuvendit kombëtar, Nikolla Minçev.
Të pranishmit kanë brohoritur “Mafia jashtë” dhe “Ne jemi bashkë” që të shprehin mbështetjen për politikën antikorruptuese të Qeverisë në Sofje.
Me rastin e protestave të planifikuara për nesër në Sofje, Petkovi shpreson se nuk do të ketë probleme duke thënë se ministri për Punë të Brendshme Bojko Rashkov ka garantuar këtë dhe se do të ketë vetëm protesta të qeta.
Lidhur me votimin e ardhshëm për mosbesim të Qeverisë, Petkovi ka thënë se vazhdojnë bisedimet me deputetë të ndryshëm dhe ka shfaqur shpresën se shumë njerëz në moment të fundit do të vendosin të mbështesin Qeverinë.
Në protestë morën pjesë edhe ministri për Inovacion dhe Teknologji Daniel Lorer si dhe ministri për Transport Nikollaj Sabev dhe ish kryetari i Kuvendit kombëtar Nikolla Minçev, ndërsa me ta ka qenë edhe bashkëshortja e kryeministrit Linda Petkova.