Peticion për zbatimin e masave urgjente për shpëtim të Liqenit të Prespës

20

Ohër, 25 shtator – Disa shoqata qytetare, asociacione, shoqëri, aktivistë të lëvizjeve  ekologjike sot ngritën peticion për shpëtim të Liqenit të Prespës, me kërkesa konkrete  të dërguara deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në peticion  të hapur për mbështetje  të të gjithë qytetarëve që janë të interesuar për fatin e Liqenit të Prespës si një nga liqenet më të vjetra në Evropë citohet se ai eko-sistem është haruar nga të gjitha institucionet relevante dhe nga dita në ditë është në gjendje gjithnjë e më të keqe.

Me peticionin kërkohet shpallja e menjëhershme e gjendjes së krizës në të gjithë rajonin  e pellgut të Liqenit të Prespës, formim urgjent i komsionit tekniko-shkencor që do ta ndjek situatën  dhe do të propozojë masa urgjente për përmirësim të gjendjes  më së voni për dhjetë ditë nga shpallja e peticionit.

Njëkohësisht kërkohet Qeveria  urgjentisht të inicojë  takim ndërshtetëror në nivel të ekspertëve së bashku me  organizatat relevante të përfshira  në rajonin e Prespës e cila në mënyrë të koordinuar do të punojë  në këtë problem, të definojë  plan  të fazës për shpëtim të Liqenit të Prespës me afate qartë të konfirmuara.

Sipas parimeve të Konventës së Aarhusit  të përkthyer në legjislativë nacionale,  informatat për plan  dhe të gjtiha aktivitetet e ndërmarra  një herë në javë të azhurnohen në ueb faqen e MMJPH dhe lehtë të bëhen të arritshme për opinionin.

Sipas aktivistëve dhe asociacioneve qytetare nënshkrues të peticionit,  e rëndësishme është Qeveria të bëhet garantues i zbatimit efektiv  dhe të paanulueshëm  të të gjitha aktiviteteve të dakorduara/konfirmuara. Ata potencojnë se nuk guxon mbrojtja dhe përpjekjet e përparimit të gjendjes së Liqenit të Prespës  të mbesin në letër si, sipas tyre, që është praktikë në Maqedoni.

Ndryshe, Liqeni i Prespës, është një nga liqenet më të vjetra  në botë, ku vlerësohet  në tre deri pesë milion vjet. Së bashku me Liqenin e Ohrit me  të cilën bën  një tërësi të pandarë, të vetme gjeohidrologjike, paraqet lokalitet jashtëzakonisht të rëndësishëm  në suaza botërore  të shquar për biodiversitetin e saj të pasur dhe endemizmin. Liqeni i Prespës është i mbrojtur si Përmendore e natyrës (IUCN kategoria III; Ligji për  shpallje të Liqenit të Prespës si përmendore e natyrës, Gazeta zyrtare 51/11), ndërsa pjesa e saj veriore bregdetare Ezerani (sipërfaqe prej 2.800 hektarë; gjendet  në pjesën midis fshatrave Sir Han dhe Asamati) është shpallur si park i natyrës në vitin 2012. (IUCN kategoria IV, Gazeta zyrtare 24/12). Liqeni i Prespës gjendet në listën  e lokaliteteve  më të rëndësishëm ornitologjik në Evropë nga viti 2008, si dhe në vendbanimet më të rëndësishme të ujit në botë – i shpallur si zona e Ramsarit në vitin 1995, dhe është një nga  vetëm dy në Maqedoni (sipas konventës së Ramsarit ose e njohur si Konventa për vendbanime ujore nga vlera ndërkombëtare). Në vitin 2014 UNESKO e shpalli rajonin e Prespës/Ohrit për  rezervë  tejkufitare të biosferës. Liqeni i Prespës është pjesë e  parkut nacional Prespa në Shqipëri dhe Prespa Park (i formuar  me Deklaratë të përbashkët të kryeministrave të Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë në vitin 2000).

Disa dekada prapa niveli i Liqenit të Prespës në mënyrë drastike zvogëlohet edhe deri në tetë metra në thellësi  të sjellë deri te tërheqja e bregut të liqenit dhe deri në njëqind metra. Në këtë momont niveli i liqenit të Prespës është  në nivel më të ulët prej kur janë realizuar  matjet, më saktë nga viti 1017.

Sipas nënshkruesve të peticionit, pasojat e gjendjes së tillë mbi biodiversitetin dhe cilësinë e ujit janë katastrofale dhe mund të jenë të pakthyeshme. Arsyeja për situatën e tillë është kombinimi kompleks i faktorëve natyror, duke i përfshirë edhe ndryshimet klimatike (thatësirat dhe temperaturat e larta) dhe ndryshimet gjeo/hidrologjike në  kanalet nëntokësor përmes të cilave uji rrjedh nga liqeni, si dhe faktorët antropogjenë të cilët kryesisht kanë të bëjnë me shfrytëzimin  e ujit nga vetë liqeni dhe ujërat nëntokësor nga pjesa bregdetare për ujitje, pije dhe qëllime industriale. Duke e marrë parasysh trendin shumëvjeçar të degradimit dhe krizës klimatike të cilat do të vazhdojnë  në të ardhmen e afërt (vlerësohet se sasia e reshjeve të shiut dhe dëborës në rajon do të zvogëlohet  për 30% deri në vitin 2100), ndërsa mund edhe të intensifikohen, gjendja  e Liqenit të Prepsës do të vazhdojë të përkeqësohet.

Comments are closed.