Prishtinë, 30 mars – Në Prishtinë është ngritur peticion për shkarkimin e presidentit të Kosovës Hashin Thaçi për shkak arrestimit të djeshëm dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq, të cilët për Ankaranë zyrtare janë pjesëtarë të lëvizjes FETO, lider i së cilës është Fetullah Gjylen.
Deputetja Mimoza Kusari-Lila në Fjesbuk kërkoi shkarkim të presidentit Thaçi në momentin e konfirmimit të përfshirjes së tij në rastin e djeshëm.
“Po debatohet në Kuvend për ngjarjen e djeshme të deportimit të shtetasve të Turqisë. Kryeministri i vendit zyrtarisht e pranon se nuk ka qenë i informuar dhe se ende nuk po i “din” procedurat e qeverisjes parlamentare. Kryetari i kuvendit e pranon se sikur të ishte informuar me kohë, do të kishte shkuar në aeroport dhe do të ndalonte deportimin e tyre. As Kryeministri dhe as Kryetari i Kuvendit nuk janë duke e ditur punën dhe përgjegjësitë e detyrave që mbajnë. Në këtë mjegull, Presidenti i shtetit po e shfrytëzon momentin dhe i ka okupuar të gjitha pozitat qeverisëse të vendit. E para, duhet nisur procedurën e shkarkimit të Presidentit në momentin e konfirmimit të përfshirjes së tij në rastin e djeshëm. E dyta, partitë politike të dakordohen për agjendën legjislative dhe politike afatshkurtër përfshirë këtu edhe afatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare deri në fund të 2018. Në këtë katrahurë, asnjëri nga udhëheqësit institucional nuk janë duke qeverisë për Kosovën”, shkruan Lila në Fejbuk.
Kryeministri Haradinaj, siç raportojnë mediat kosovare, ka thënë se nuk qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre.
Ai ka treguar se ka marrë vendim për të shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, duke thënë se ky vendim është i parevokueshëm.
Gjashtë qytetarë turq janë arrestuar në Kosovë për shkak të lidhjes me shkollat e financuara nga lëvizja e Fetullah Gylenit, të cilën Ankaraja e konsideron si përgjegjëse për grusht shtetin në korrik të vitit 2016.
Disa shtete ballkanike janë nën presion të Turqisë që të mbyllin shkollat private të lidhura me imamin Gylen i cili jeton në SHBA. Ai e hedhë poshtë çfarëdo lloj lidhje me grusht shtetin në vitin 2016 në Turqi.