Shkup, 25 shtator – Humbje e miliarda eurove ndihmë financiare nga BE-ja, ulje të investimeve direkte të huaja dhe mundësi për destabilizimin e denarit që do të shkaktojë presion ndaj sektorit bankar, janë pjesë e pasojave me të cilat mund të përballet Maqedonia nëse nuk hyn në Bashkimin Evropian.
Një qëndrim të tillë sot ka dhënë kryetari i Këshillit të investuesve të huaj pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, Shtefan Peter, duke shtuar se me hyrjen në Union ekziston një mundësi që të ulet importi dhe eksporti, kompanitë ta humbin konkurrencën dhe kuadrot e reja të kualifikuara të migrojnë jashtë shtetit. Sipas tij, vendi do të ishte më i aftë në mënyrë kreditore nëse është pjesë e BE-së, sesa kur do të ishte jashtë saj.
Në konferencën për shtyp në Odën Ekonomike të Maqedonisë, Peter theksoi se si investues i huaj dhe kryetar i Këshillit për investues të huaj, dëshiron ta shohë Maqedoninë të integruar në BE sepse me këtë do të ketë kushte më të mira afariste edhe për biznesmenët edhe për të punësuarit.
“Çdokush mund të sjellë vendim të dielën, por nuk është me rëndësi vetëm si do të votoni. Së pari, me rëndësi është të dilni në votim dhe në mënyrë aktive të merrni pjesë në demokraci. Pastaj mos u bëni egoistë dhe të mendoni vetëm për vete, por mendoni edhe për pasojat nga vota juaj për ardhmërinë. Për të funksionuar demokracia, duhet të jemi komb i cili merr pjesë, e jo vetëm të vëzhgojmë. Ai i cili nuk ka votuar, e humb të drejtë të ankohet”, porositi Peter.
Pas 30 shtatorit, siç theksoi, jeta vazhdon, por nuk është i sigurt nëse Maqedonia do të mund të jetojë në kushte të volitshme nëse nuk është pjesë e Evropës.