Stokholm, 10 tetor – Fituesi i Çmimit Nobel për letërsi për sivjet është austriaku Petar Handke, ndërsa për vitin e kaluar laureate është shkrimtarja polake, Ollga Takarçuk.
Siç është theksuar në elaborim, Ollga Takarçuk është shpërblyer për “imagjinatën narrative e cila me pasionin enciklopedik e paraqet kalimin e kufijve si formë e jetës”. Piter Handke është shpërblyer për “punë me ndikim, përmes së cilës me inventivitetin linguist është duke e hetuar periferinë dhe specifikën e përvojës së njeriut”.
Vendimin për çmimin e solli komiteti i zgjeruar, i përbërë prej katër anëtarëve të Akademisë dhe pesë ekspertëve të jashtëm, transmeton Hina.
Këtë vit janë ndarë dy çmime për arsye se Akademia suedeze vitin e kaluar, për herë të parë në shtatëdhjetë vite vendosi ta anulojë publikimin e fituesit të Çmimit Nobel për letërsi për shkak të skandaleve lidhur me keqtrajtimin seksual…
Çmimi ndahet prej vitit 1901.