Territori amerikan për bletët e mjaltit është 48 herë më helmues në krahasim me 25 vjet më parë. Kjo si pasojë e rritjes së përdorimit të pesticideve. Si pasojë e mjedisit toksik, korrespondon me një rënie drastike të numrit të bletëve, fluturave dhe insekteve të tjera që ndikojnë në shpërndarjen e polenit. Madje jo vetëm tek insektet, por ky fenomen negativ ndikon edhe tek zogjtë, të cilët ushqehen me insekte.
Sipas kërkimeve shkencore që studimin e kanë publikuar ne revistën Plos One, pesticidet e sotme janë një mijë herë më të fuqishme dhe helmuese se ato që përdoreshin para disa vitesh, duke patur kështu një ndikim mjaft negativ për të gjitha kulturat bujqësore. Në 4 dekadat e fundit, përdorimi i pesticideve ka helmuar të mbjellat, rrjedhat e ujit, liqene duke ndikuar në të gjithë zinxhirin e jetës në planet. Kjo është arsyeja e përgjysmimit të shumë insekteve shpjegojnë studiuesit.
Sipas tyre, këto substanca përdoren mbi të paktën 140 lloje të ndryshme të mbjellash në më shumë se 120 vende të botës. Ato ndikojnë mbi sistemin nervor qëndror të insekteve, duke i mbistimuluar qelizat e tyre nervore, që sjellin më pas paralizë dhe vdekjen.