Andre Gomes mund të rikthehet në fushë këtë fundjavë ndaj Arsenalit. Mesfushori portugez theu këmbën më 3 nëntor ndaj Tottenham pas një ndërhyrje “horror”, nga Son.
Gomes është rikuperuar plotësisht dhe është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Lojtari mund ta nis ndeshjen si titullar edhe pse nuk luan prej kohësh. Lidhur me aktivizimin e tij ka folur dhe trajnerin Ancelotti I cili është shprehur se ai është gati të luajë.
“Mendimi im personal është që ai është gati të luajë. Kur një lojtar mungon për një periudhë të gjatë, unë mendoj se është më mirë të rikthehet direkt në formacionin bazë. Por unë duhet të flas me të dhe së bashku mund të gjejmë një zgjidhje”, tha Ancelotti.