Moskë, 26 mars – Rusia kërkon që SHBA-ja edhe formalisht të pranojë se nuk ka pasur bashkëpunim mes shtabit zgjedhor të presidentit amerikan Donald Tramp dhe Rusisë gjatë zgjedhjeve në vitin 2016, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, raporton KOHA
Sipas Peskov, konkluzionet e hetimit të prokurorit special Robert Maler për gjoja lidhshmërinë e shtabit të Trampit dhe Rusisë, kanë konfirmuar se akuzat për përzierje të Moskës në procesin zgjedhor në SHBA janë të pabaza.
“Madje edhe informacionet e shkurtra për diçka të tillë në raportin e Maler nuk kanë kurrfarë baze. Është rëndë të zbuloet mace e zezë në dhomë të errët, veçanërisht nëse nuk ka”, theksoi Peskov.
Hetimi i Maler konfirmoi se shtabi zgjedhor i Trampit nuk ka qenë në lidhje sekrete me Rusinë gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në vitin 2016.
Gjatë hetimit dyvjeçar të Maler ishin dhënë mbi 2.800 urdhëresa gjyqësore për dëshmi dhe ishin zbatuar pothuajse 500 bastisje.
Tramp që nga vetë fillimi i hetimit të Maler, ka pohuar se bëhet fjalë për “gjueti të shtrigave”. (koha.mk)