Moskë, 1 qershor – Rusia nuk është e përfshirë në trazirat në SHBA, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
“Sigurisht, me shumë kujdes po ndjekim nga afër atë që po ndodh në SHBA, por gjithçka që ndodh atje është çështje e brendshme e këtij vendi”, tha Peskov para gazetarëve.
“Asnjëherë nuk kemi ndërhyrë në punët e SHBA-së dhe nuk do të ndërhyjmë as tani”, shtoi zyrtari rus, transmetonTass.