Moskë, 29 shtator – Rusia është e gatshme që me Bashkimin Evropian ta zbardh incidentin lidhur me liderin e opozitës ruse, Aleksej Navalni, por gjithashtu pret që Evropa të paraqesë të dhënat e saj, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
“Rusia ka shpjeguar disa herë atë që ka ndodhur me pacientin berlinez në territorin e Rusisë, veçanërisht në Omsk dhe në Tomsk”, theksoi Peskov.
Ai nënvizoi se Rusia e kishte diskutuar vazhdimisht këtë në mënyrë absolutisht transparente.
“Ne gjithashtu shpjeguam se na duhen informacionet që kanë Berlini dhe Parisi dhe ne i kemi shpjeguar ato shumë herë, por për fat të keq as Berlini, e as Parisi nuk po shpejtojnë për të ndarë këtë informacion me ne, gjë që në mënyrë të konsiderueshme ndërlikon sqarimin e situatës”, tha Peskov.
Ai theksoi se gjithçka që Rusia e di për incidentin me Navalnin është në dispozicion të opinionit.
“Ne, Kremlini, Ministria e Punëve të Jashtme, përfaqësuesit e agjencive tona legjislative dhe mjekët tanë informuam për incidentin në mënyrë absolutisht transparente”, tha Peskov.