Moskë, 16 shtator – Presidenti rus Vlladimir Putin vetë do të kumtojë nëse dhe kur dëshiron të pranojë vaksinë për koronavirus, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
“Vetë do të informojë nëse dhe kur dëshiron të vaksinohet”, tha Peskov.
Mediumet ruse përkujtojnë se në gusht në Rusi është regjistruar vaksina e parë kundër koronavirusit, që është testuar ndaj vullnetarëve në qershor dhe korrik. Seria e parë e vaksinës për përdorim komercial u lëshua javën e kaluar.
Vaksina e mori emrin “Sputnik V”.
Presidenti rus paraprakisht paralajmëroi se vaksina ruse do të regjistrohet në muajin shtator.