Moskë, 29 nëntor – Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov deklaroi se nuk ka marrë kurrfarë informacioni për anulimin e takimit të dakorduar të presidentit rus Vlladimir Putin me presidentin amerikan Donald Tramp në Argjentinë.
“Fluturojmë për në Argjentinë. Deri tani e kemi parë vetëm tuitin dhe pohimet në media (për anulimin e takimit). Nuk kemi informacion zyrtar”, deklaroi Peskov për agjencinë ruse të lajmeve TASS.
Paraprakisht, Trampi vendosi ta anulojë takimin me Putinin, që ishte planifikuar të mbahet në margjinat e samitit të G-20 në Ukrainë, për shkak të krizës në Ukrainë.
“Duke pas parasysh faktin se marinarët dhe anijet nuk janë kthyer nga Rusia në Ukrainë, vendosa se më mirë për të gjithë është që ta anuloj takimin e caktuar në Argjentinë me presidentin Vladimir Putin. Gëzohem për Samitin e rëndësishëm, sapo të përfundojë kjo situatë”, shkroi Trampi në Tuiter.
Trampi paraprakisht deklaroi se me siguri do të takohet me Putinin në margjinat e Samitit të G-20 të shtunën.
Me siguri do të takohem me presidentin Putin, deklaroi Tramp në Uashington, para se të niset për në Argjentinë.
Por, ai shtoi se raportin përfundimtar për tensionet në rajon, pasi Rusia të dielën ndaloi tre anije ushtarake në afërsi të Krimesë, dhe i arrestoi anëtarët e ekuipazheve, do të marrë gjatë fluturimit për në Buenos Aires.
Në aeroplan do të marrë raport të plotë për atë çfarë ka ndodhur dhe në pajtim me atë do të vendos çfarë do të bëj, theksoi Tramp