Moskë, 7 nëntor – Moska angazhohet për dialog me Uashingtonin me qëllim që të zgjidhen problemet ekzistuese, por deri tani nuk shihet mundësi për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov, një ditë pas zgjedhjeve amerikane.
“Me bindje të madhe mund të konfirmohet se në sipërfaqe nuk ka mundësi për normalizimin e marrëdhënieve ruso-amerikane”, theksoi Peskov.
Ai shtoi se kjo nuk nënkupton se Rusia nuk dëshiron dhe nuk apelon për dialog.
“Ne kemi probleme të shumta që kërkojnë komunikim reciprok midis Rusisë dhe Amerikës. Këto janë probleme të stabilitetit strategjik dhe kontrollit të armatimit. Këto probleme nuk do të zgjidhen vetë, pa dialog, theksoi Peskov.