Moskë, 21 nëntor – Nuk ka dëshmi të cilat tregojnë se zgjedhja e kryetarit të ri të Interpolit është jolegjitime, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov.
“Zgjedhjet janë mbajtur. Në këtë moment nuk kamë informacione për çfarëdo fakte të cilat mund të sjellin deri në rihetim legjitimitetin të tij. Zgjedhjet janë mbajtur dhe ky është rezultati i tyre”, theksoi Peskov.
Në vazhdimin e seancës së sotme të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, që mbahet në Dubai, kryetar i ri i Organizatës policore ndërkombëtare u zgjodh jugokoreani Kim Xhong-jang. Për zgjedhjen e Kim votuan më shumë dy të tretat e anëtarëve të Organizatës
E vendosur në Lion të Francës, agjencia ofron ndihmë për shërbimet e policisë që janë në kërkim të të dyshuarve jashtë kufijve të shtetit përkatës. Organizata nuk ka të drejtë të arrestojë njerëz.
Kritikët e agjencisë kanë theksuar shpesh se ndjekjet politike nga disa shtete anëtare janë në rritje .
Shtetet e Bashkuara thanë se kanë rekomanduar fuqishëm Kim Xhong-jang për shef të ri të agjencisë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, bëri thirrje te të gjitha shtetet dhe organizatat që janë pjesë e agjencisë, “të respektojnë rendin dhe ligjin dhe të zgjedhin një lider me integritet”.