Moskë, 19 nëntor – Askush nuk është i mbrojtur nga sanksionet e mundshme amerikane, të cilat shumë shpesh janë absolutisht të paparashikueshme dhe të pabaza, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit,. Dmitrij Peskov.
“Mënyra në të cilën SHBA-ja shpërndahen me sanksionet, tregon në atë se secili në botë, qoftë të jetë një entitet legjitim apo individ, është nën rrezik që një ditë të ekspozohet në sanksione”, deklaroi Peskov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse gazsjellësi “Rrjedha Turke” do të mund të jetë cak i sanksioneve në Uashington.
Peskov theksoi se askush nuk është i mbrojtur nga sanksionet, sepse ata vendosin “absolutisht në mënyrë të paparashikueshme dhe të pabazë”.
Në Stamboll sot u mbajt ceremoni solemne me rastin e përfundimit të ndërtimit të trasës detare të gazsjellësit “Rrjedha Turke”, ku do të marrin pjesë edhe presidenti i Turqisë dhe i Rusisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Vlladimir Putin.
Gazsjellësi “Rrjedha tuurke”, do të transportojë gaz rus përmes Detit të Zi deri në Turqi, me mundësi që prej atje të vazhdojë drejt Evropës.
Gazsjellësi do të ketë dy linja, prej të cilave secila ndaras do të jetë me kapacitet vjetor për transportin e 15,5 miliardë kubë metër gaz/. Linja e parë do të shpërndajë gaz për konsumatorët në Turqi, ndërsa e dyta është paraparë për transportin e energensit drejt Evropës edhe atë përmes Greqisë deri në Itali apo përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë deri në Austri.