Një punonjës i “Comerica Park” në Detroid të SHBA-ve është pushuar nga puna dhe është arrestuar pasi ishte filmuar të premten duke pështyrë në picën që po përgatiste për klientët.
Në video punonjësi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, i tregon kolegut të tij, Quinell May, se do të pështynte në ushqim. 17-vjeçari May tha për “Detroit Free Press” se e kishte filmuan punonjësin në mënyrë që t’u tregonte menaxherëve për veprimet e tij.
Ai tha se incidenti kishte ndodhur gjatë ndeshjes së të Premtes kundër Kansas City Royals dhe se kjo ishte hera e parë që kishte para diçka të tillë në “Comerica Park”, por kjo nuk bëri që t’i shpëtonte pushimit nga puna.
Në një deklaratë për media, Shërbimi Sportiv i Detroitit i cili kujdeset “Comerica Park” tha se me të parë veprimin në rrjetet sociale kishte mbyllur stendën dhe kishte kontaktuar policinë. Policia ndërkohë ka arrestuar të riun, i cili pritet të dalë para gjykatës.
“Siguria ushqimore është prioriteti ynë parësor dhe ne do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur klientët tanë”, tha Shërbimi Sportiv i Detroitit. Ngjarja është komentuar dhe shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale me përdoruesit që shprehnin shqetësime të mëdha lidhur me sigurinë ushqimore.