Nesër mbrëma (6 nëntor) me fillim në ora 20, në galerinë Çifte Hamam do të mbahet ekspozita personale “Pëshpëritje të fshehura” e piktorit nga Kumanova, Dali Alili. Daliu, përveç pikturës, një kohë të gjatë merret edhe me fotografinë, ndërsa me ekspozita personale si dhe në grupe piktorësh ka marrë pjesë në shumë qytete të Maqedonisë, si dhe jashtë vendit. (koha.mk)