Shkup, 19 shkurt – Nëse ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu më ka dhënë urdhër, ndërsa unë nuk e kam zbatuar, kjo do të vërehej që mbrëmjen e njëjtë, ndërsa ministri do të ngriste procedurë disipinore apo kallëzim penal, tha i pandehuri Mitko Peshov në fjalët përfundimtare për gjykimin për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.
“Procedurë e këtillë nuk është ngritur dhe përkundrazi pas ngjarjes me ministrin kisha marrëdhënie të shkëlqyera dhe profesionale”, shtoi Peshov.
Ai në këshilli gjykues i theksoi se duhet të kufizohet kush e ka komandën e argjendtë, ai në fjalët përfundimtare hollësisht e elaboroi procedurën për dhënie të urdhrave gjatë situatave të këtilla.
Në Gjykatën Penale vazhdojnë fjalë përfundimtare të japin të akuzuarit e tjerë, ndërsa pas Peshovit fjalë përfundimtare dha edhe Dushko Llazarov.
Procesi gjyqësor filloi në gusht të vitit të kaluar dhe e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Vilma Ruskovska. Procesi filloi kundër 33 të akuzuarve, por në pajtim me Ligjin për amnisti janë falur gjithsej 15 persona.
Në bankën e të akuzuarve mbetën Mitko Çavkov, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski – Levi, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Oliver Radullov, Igor Durllovski, Jane Çento, Igor Jug, Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Nikolla Mitrevski-Kolo, Mlladen Dodevski, Gorançe Angellovski, Vllatko Trajkovski dhe Uilliam Mihajllovski, të cilët akuzohen se e kanë kryer veprën penale rrezikim terrorist të rendit kushtetues.