Shkup, 28 nëntor– Për protestat para Kuvendit në kuadër të MPB-së ishin shqyrtuar dy skenarë, njëri nëse policia përballet me dy grupe kundërshtare dhe tjetri nëse ka një grup homogjen, por jo edhe plan për menaxhim nëse turma e popullatës hyn në Kuvend, deklaroi i akuzuari Mitko Peshov, i cili më 27 prill të vitit 2017 ishte shef i repartit për operacione speciale.
Peshov, tha se për 27 prill ishin kërkuar dy togje, që në numër janë rreth 50 njerëz, varësisht nga mbushja e togjeve dhe se sipas kërkesës ata ishin dërguar para Kuvendit.
Për tensionet para Gjykatës, tha se për herë të parë ishte informuar nëpërmjet telefonit nga Spiro Boshkovski rreth orës 19, kur më kishte arritur në shtëpinë e tij në Kavadar. Theksoi se gjatë rrugës për në Shkup, kishte vozitur vetë dhe vazhdimisht kishte dhënë urdhra, si dhe se nga ana e tij ishin informuar ndihmësi Mitrevski dhe shefi i CPS-së dhe drejtori i BSP-së.
“Rreth orës 19:10 mu lajmërua edhe zëvendësministri Nuhiu dhe më pyeti se a jam i informuar me situatën para Kuvendit. E informova se kemi 50-të njerëz të shpërndarë dhe se tashmë kemi dhënë urdhra”, tha Peshov.
Në pyetjen e Aleksandër Vasilevski Ninxha, se a ishte vonuar aksioni policor në Kuvend, i akuzuari Peshov, tha se duke pasur parasysh informacionin që kishte në atë moment kishte vepruar sipas njohurive dhe mundësive të tyre. “Ndoshta nga kjo distancë kohore kam mundur që më shumë dhe më mirë të bëjë, por e përsëris se në atë kohë kam vepruar dhe kam sjellë vendime sipas informacioneve të cilat i posedoja atëherë”, tha Peshov.
Duke u përgjigjur në pyetjen për dy skenarët, Peshov, tha se plani ka parashikuar edhe “ditën D”, që siç sqaroi do të ishte dita kur do të zgjidhet kryetari i Kuvendit ose Qeverisë, por edhe se për të njëjtin është dashur të informohen në mënyrë formale dhe me kohë që të mundet të përgatiten mirë.
Për rastin “27 Prilli” të akuzuar janë gjithsej 33 persona, 31 prej të cilëve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Paraprakisht për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Sasho Markovskit procedura për të ishte ndarë dhe duhet që të vazhdoj pas një muaji.
Në mesin e të akuzuarve janë disa deputetë, të punësuar në MPB dhe në sigurimi e Kuvendit si dhe disa artistë. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën, por se nuk ndjehen fajtorë.
Në bankën e të akuzuarve janë Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski,
Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mllademovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski