Në tregun e njohur historikisht të peshkut “Tsukiji” u shit toni më i madh në këtë vit me peshë 405 kilogram për 36 milion e 500 mijë jen japonez (320 mijë dollarë). Sipas informacioneve në qytetet japoneze, toni më i madh në tregun më të madh të peshkut në botë u shit për 790 dollarë për kilogram. Tregu i peshkut ka bërë gjithashtu shitjen e tij të fundit në këtë vend, nga ku në periudhën e ardhshme do të zhvendoset. Përndryshe, toni më i shtrenjtë në këtë treg japonez u shit në vitin 2013 për 1.37 milionë dollarë. Ky treg i peshkut daton që në shekullin e 16-të dhe sot ajo është gjithashtu një nga atraksionet më të rëndësishme turistike në Japoni.