Kur vjen çështja te zgjuarsia, të gjithë mendojnë se peshku është i fundit. Të gjithëve mund të ju kujtohet Dory nga filmi Nemo në Disney. Miti se peshku i kuq nuk mundet të kujtojë, është e gabuar. Tre sekonda kujtesë? Gabim. Për sa kohë mund të kujtojë diçka peshku i kuq? Provojeni një vit të tërë. Sipas ekologut, Culum Brown, peshqit janë krijesa çuditërisht inteligjente. Brown shpjegon për ABC Neës Australia se “nëse vendosni peshqit mënjanë dhe i testoni ato një vit më vonë, ende do të kujtojnë saktësisht se ku është rruga e largimit”. Ai shprehet se janë të impresionuar. Peshqit e kuq dinë të jenë shumë kreativ kur bëhet fjalë për kapjen e ushqimit. Ata gjithashtu janë në gjendje të njohin tingullin e caktuar që lidhet me kohën e ushqyerjes. Këta peshq janë në gjendje të njohin pronarët e tyre, të dallojnë muzikën klasike nga blues, dhe madje edhe të luajnë futboll, sipas Brown. Peshqit janë shumë më të ndërlikuar se që kanë qenë më parë. Ekspertët rekomandojnë që pronarët e peshqve të zgjerojnë mjedisin ku ata të zhvillojnë jetën e tyre. Një tjetër informacion është se vëmendja njerëzore u zvogëlua në 12 sekonda në vitin 2000, në tetë sekonda në vitin 2016. Ndërkaq, peshku i kuq ka vëmendje prej nëntë sekondash.