Najrobi, 16 janar – Pesëdhjetë persona akoma rezultojnë të zhdukur në kompleksin e hoteleve në Najrobi pas sulmit të djeshëm, kumtoi Kryqi i Kuq.
Kjo u publikua disa orë pasi presidenti i Kenias publikoi se rrethimi vdekjeprurës ka përfunduar.
“Të paktën 14 persona e humbën jetën dhe mbi 700 u evakuuan prej kompleksit të hoteleve në Najrobi”, deklaroi presidenti kinez, Uhuru Kenijata.
Sulmin e kanë kryer pesë terroristë të cilët e kanë humbur jetën. Përgjegjësinë për sulmin 20 orësh e ka ndërmarrë grupi islamist Al Shabab.