Berlin, 21 maj – Gjysma e qytetarëve të gjermanëve sivjet për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e Kovid-19, pushimet verore do t’i kalojnë në shtëpi dhe nuk planifikojnë kurrfarë udhëtimesh, tregojnë rezultatet e hulumtimit të ri të zbatuar nga Instituti Infratest dimal.
Anketa është zbatuar me kërkesë së televizionit gjerman ARD, ku 19 për qind e të anketuarve planifikojnë të shkojnë në ndonjë vend të huaj, ndërsa vetëm tre për qind planifikojnë pushim jashtë Evropës.
Sipas hulumtimeve, 15 për qind e gjermanëve ende nuk janë të sigurt ku do të kalojnë pushimin sivjet.