Pesë të vdekur të tjerë nga koronavirusi dhe 29 raste të reja

31

Shkup, 7prill – Në Klinikën infektive ndërruan jetë katër pacientë të sëmurë nga koronavirusi: një 52-vjeçar nga Kumanova, një paciente 65-vjeçare nga Labënishta-Strugë, një grua 62-vjeçare nga Çellopeku i Tetovës dhe një 81-vjeçare nga Shtipi. Në Kumanovë në shtëpi ka vdekur një person dhe një pacient është konfirmuar me koronavirus, i moshës 53-vjeçare, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 29 raste të reja, pozitivë ndaj koronavirusit. Sipas qyteteve: në Shkup 15, shtatë në Kumanovë, një në Prilep dhe nga tre në Strugë dhe Koçan.

Me ta, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Kovid-19 në vend arriti 599 persona.

Sipas vendbanimit. deri më tani raste me Kovid-19 janë regjistruar në: Shkup – 254; Kumanovë – 128;Dibër – 49; Shtip – 20; Prilep – 34; Tetovë – 29; Strugë – 28; Veles – 10; Manastir – 6; Ohër – 3; Kavadar – 2; Gostivar – 4; Gjevgjeli – 4; Strumicë – 2; Kriva Pallankë – 3; Radovish – 4; Krushevë – 2 dhe Koçan – 17.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 386 teste. Prej tyre përmes Institutit për shëndet publik – 229, përmes Fakultetit të Veterinarisë – tetë, Avicena – 22, Biotek – 22 dhe “Filipi i Dytë (Zhan Mitrev”) – 105. Deri më tani në vend janë bërë 5.879 testime për Kovid-19″, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Comments are closed.