Uashington, 17 janar – Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në stuhinë e dëborës që goditi disa pjesë të Kalifornisë.
Në zonën malore të Sierra Nevadës ka rënë më shumë se 1,5 metra dëborë.
Sipas meteorologëve priten reshje të reja të dëborës në fundjavën e ardhshme, veçanërisht në malet shkëmbore.
Nga e marta është në fuqi urdhri për evakuimin e popullatës nga disa pjesë të Los-Anxhelosit dhe Santa Barbarës për shkak të rrezikut të rrëshqitjes së tokës në zonat të cilat vitin e kaluar ishin përfshirë në zjarre.